TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Laç-Mamurras.
Një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Nga aksidenti është plagosur dhe një pasagjer i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.
Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.