AKTUALITET, 26 Mars 2023, 10:24

Aksident në hyrje të qytetit të Durrësit, disa persona përfundojnë në spital

Aksident në hyrje të qytetit të Durrësit, disa persona

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në hyrje të qytetit të Durrësit tek mbikalimi i Plepave.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur disa persona.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave,  automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur  me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si  pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B, dhe shtetasi  M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.