AKTUALITET, 26 Mars 2023, 09:57

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë, qëllohet në drejtim të një banese. Ja detajet e para nga ngjarja

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës së djeshme në një banesë në zonën e Lundrës në Tiranë.

Bëhet me dije se është qëlluar me armë drejt një banese ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se ka qenë një person i cili nuk është identifikuar ende, që ka qëlluar në fasadën e katit të tretë të një banese të pabanuar.

Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje si dhe kapjen e autorit.