TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej disa muajsh, banorët e zonës së Bërxullës vijojnë protestën kundër zhvillimit të projektit rrugor Thumanë-Kashar.
Dhjetra banorë janë mbledhur duke bllokuar një pjesë të aksit të rrugës së Rinasit.
Një prej problemeve kryesore që shtrojnë banorët është çështja e shpronësimit, duke deklaruar se atyre u është ofruar një çmim më i ulët se çmimi i tregut.
Banori: Skemi marrë asnjë përgjigje, po mbyllet muaji i gjashtë i protestës. Për vlerën e pronës thonë se duhet të zbatohet ligji. Për certifikimin e pronës, është hedhur një tezë që nuk e merr asnjë përsipër. Sipas ligjit, çdo banesë që preket nga një projekt, duhet të dëmshpërblehet sipas vlerës së tregut. Këto banesa i dolën rrugës përpara? Apo gjurma e rrugës kalojnë mbi këto banesa. Kjo vepër është bërë në studiot e Italisë, me google, pra nuk është bërë sipas rrugës në terren.
Unë s’kam pasur asnjë detyrim ligjor që të merrem me rrugën. Këta që kanë përgjegjësi ligjore, nuk kanë dijeni se si zhvillohet projekti i rrugës. Vlera e banesave, na ka ardhur një çmim prej 517 mijë lekë për metër katror. Ndërsa para zhvillimit të projektit, ishte 570 euro për metër katror. Edhe kryebashkiaku i Vorës është habitur kur ka dëgjuar për këto çmime.