TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një prej banorëve të Bërxullës ka paralajmëruar vetëflijim në rast se policia nuk tërhiqet nga projekti Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre.
Ai u shpreh për gazetarët se sot është tërhequr nga ky vendim pas i ka dhënë besën dy vajzave të tij që jetojnë jashtë vendit.
“Rracë më e poshtër nuk ka. Ky është ai që vret. Ky të merr pronën. Nuk lë gjë pa bërë. Zoti e ka bërë këtë muaj. Por këto nuk duan asgjë. Ky popull është i gjithi në agjërim përveç atyre që janë sëmurë. Shtetit po ia numërojnë përditë për këtë masakër që bën. Ku është prokuroria, gjykata, SPAK-u?! Tallen atje në karrige. Radhën tjetër thashë do të flijoj veten. Sot nuk e bëj. I kam dhënë besën vajzave të mia në Itali. Është krim të vrasësh veten për këta. Por të detyrojnë duke u tallur me popullin. Nuk është dhënë as dëmshpërblimi i asaj rruge”, tha ai.
Por teksa fliste banori nxori një shishe benzine duke e treguar nga kamerat. Në atë moment ndërhyri një efektiv policie i cili ia mori nga dora për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Kjo e revoltoi banorin.
“Të kesh turpin më të madh. Ja vëllezër shikoni se çfarë bëhet. Të bësh masakër, nuk ke çe do jetën. Nuk thotë kush hajde flasim. Nuk ka më keq më. O vëllezër, o motra, le të na vrasin. Ne do ta ndjekim rrugën tonë ligjore. Do i drejtohemi Strasburgut”, u shpreh ai.
Banorët e Bërxullës bllokuan sërish rrugën ditën e sotme pasi kundërshtojnë projektin Thumanë Kashar.
Ata kanë paralajmëruar se protestat e tyre do të përshkallëzohen dhe në vazhdim do të qëndrojnë deri në 48 orë në rrugë.
Një prej banorëve shprehet se nga projekti që parashikohet në këtë zonë bllokohen 100 mijë banorë ndërsa i kërkon qeverisë të marrë masa.
“Do të përshkallëzojmë protestën. Do rrimë deri në 48 orë pa lëvizur nga rruga. Do ta bllokojmë rrugën. Rrugë alternative i kanë. Shteti ka bllokuar BERZH-in për të dëmshpërblyer pronat.
Duhet të dini një gjë. Kjo rrugë që shikoni ju, bllokohen 100 mijë banorë. Këtu po bëhet një masakër. Nuk ka qeveri ta marrë vesh. Është zhvilluar nga studio e Italisë pa e parë askush në terren.
Të paktën një dron të kishin ngritur për ta studiuar. Kjo rrugë as Shqipërisë nuk i shërben. I shërben botës dhe Europës që duan të kalojnë. Bota të gjejë zgjidhje. Ambasada amerikane i ka parë. Janë në dijeni të protestës sonë prej 6 muajsh dhe asnjë nuk merr kurajon”, shprehet banori.