AKTUALITET, 24 Maj 2023, 17:04

VIDEO-LAJM/ Lulzim Basha rikthehet në terren, takon gazetarë dhe aktivistët e FRPD

VIDEO-LAJM/ Lulzim Basha rikthehet në terren, takon gazetarë dhe

Shumë zhvillime në kampin blu! Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha duket se po riaktivizohet brenda partisë, pas një periudhe pushimi. 

Teksa sot u njoftua një takim që Basha do të zhvillojë me një grup të rinjsh, ku pritet të diskutohen shumë çështje, ish-kryetari është shfaqur në publik. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, Basha po bisedon me gazetarë dhe disa aktivistë të FRPD.

Kjo lëvizje e Bashës vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit dhe dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit në detyrë.