AKTUALITET, 24 Maj 2023, 14:33

Gjekmarkaj kundër kthimit të Bashës në PD: Të themelohet një grup i ri pa logo dhe vulë, por atje ku do shumica

Gjekmarkaj kundër kthimit të Bashës në PD: Të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e ka përjashtuar mundësinë se lider i demokratëve të jetë sërish Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga rikthimi në skenën politike i Bashës pasi ky i fundit njoftoi sot se do të mbahet një takim, deputeti tha se ish-kreu i PD-së e ka konsumuar kohën e vetë kur drejtoi këtë parti prej 9 vitesh. Gjekmarkaj tha për News 24 se zgjidhja për të shpëtuar nga ngërçi do të ishte krijimi i një grupi të ri, pa pasur mendjen te logoja dhe vula, por të shkohet atje ku është shumica.

Pjesë nga biseda në studio:

Situata e opozitës dhe rezultati i zgjedhjeve

Gjekmarkaj: Ishte rezultat shumë i keq. E kisha parë qartë se nga po shkonte dhe ishte një rrokullisje totale. Duhet një rikonceptim i plotë për opozitën.

Bashkimi i opozitës dhe takimi i Bashës me të rinjtë. Përçarjet e PD zyrtare çfarë mund të thoni?

Gjekmarkaj: Çdokush ka të drejtë të bëjë politikë që do , edhe Luzim Basha mund të bëjë zgjedhjet e ve. Por Basha ka humbur të drejtën të jetë lider i PD sepse ka konsumuar një kohë të caktuar historike prej 9 vitesh dhe në i dimë se si kanë qenë rezultatet. Secili prej nesh, ndoshta kemi qenë emocional dhe pas zgjedhjeve, por duhet të arrijmë në konkluzionin që grupi i Berishës është votuar dhe nga njerëzit është parë si PD dhe nuk është parë grupi tjetër. Unë e kam thënë që nëse jemi të zotë le të themelohet një grup i ri dhe të mos mbajmë as logo dhe as vulë, por ta çojmë atje ku e do shumica. Kjo nuk ka ndodhur dhe tani jemi pas zgjedhjeve she shohim se koalicioni i zotit Berisha ka marrë mbi 500 mijë vota.

Bashkimi i votave më Partinë e Lirisë, ishte një shkak për t’u larguar nga votuesit?

Gjekmarkaj: Besoj që kjo mund të ketë ndikuar tek eksponentët të caktuar por kjo ka shkaktuar lodhje dhe ka shumë akuza mes tyre dhe kjo ka dekurajuar një pjesë të rëndësishme të elektoratit të djathtë. Duke filluar nga sot që jemi vonë, si do ta rindërtojmë opozitën në Shqipëri? Nëse sot kundërshtarët përdorën para, patën shtetin me vete, ndihmën e bandave, çfarë do të ndodhë pas dy vitesh? Do të kenë më shumë banda dhe si do të justifikohemi se janë blerë vota? Nuk mund të them që s’ka pasur shitblerje votash, por nuk mendoj se ka qenë dominuese. Opozita është ndëshkuar me braktisje dhe në këtë gjendje që është , është një test që e humbi. Çështja është si do të ringrihemi? Nëse Berisha ka objektiv të mbrojë interesat e veta shtrohet një opozitë fasadë. Nga deklaratat e Berishës kam parë bunkerizim të përsëritur dhe nuk me duket se po jep shenja hapjeje për t’i dhënë një zgjidhje opozitës, apo për ta bashkuar, apo të ketë edhe një lider të ri. Pse jo të mos kishte edhe mbështetjen e Berishës apo edhe Bashës. Po bëhet një panoramë që nuk është shpresëdhënëse, por janë të njëjtat fjalë, edhe pas zgjedhje, por koha po ikën.