AKTUALITET, 24 Maj 2023, 16:50

U kap duke u kujdesur për ‘shtëpinë e barit’ në Belgjikë, ja sa vite burg rrezikon shqiptari

U kap duke u kujdesur për ‘shtëpinë e barit’ në

Autoritetet belge kërkuan 3 vite burg për 40-vjeçarin shqiptar, i cili u arrestua në një plantacion kanabisi në Kraainem. Gjatë arrestimit ai pretendoi se nuk kishte asnjë rol të rëndësishëm në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë ndërhyrjes së policisë në banesën e kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit, policia sekuestroi tetë thasë me kanabis të gatshëm për shitje si edhe 688 rrënjë kanabisi të shpërndara në 3 dhomat e shtëpisë.

Pas hapjes së celularit personal të shqiptarit, autoritetet kanë zbuluar se ai ndodhej në Belgjikë prej 2 muajsh dhe se i ishin premtuar 3500 euro në muaj për t’u kujdesur për bimët.