AKTUALITET, 24 Maj 2023, 16:41

Aksident te “Rruga e Kavajës”, automjeti përplas vajzën në vizat e bardha

Aksident te “Rruga e Kavajës”, automjeti përplas

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në ‘Rrugën e Kavajës’, ku e plagosur ka mbetur një vajzë.

Mësohet se 25-vjeçarja po kalonte në vizat e këmbësorëve, teksa një automjet e ka përplasur.

Paraprakisht mësohet se gjendja e të resë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në vendngjarje ndodhen autoritetet që po punojnë për zbardhjen e rrethanave.