AKTUALITET, 24 Maj 2023, 15:08

Pas humbjes, demokratët përgatiten për "tur dëgjesash", Tabaku zbardh detaje nga vendimet e grupit të PD: Të mos përsërisim gabimet e së shkuarës

Pas humbjes, demokratët përgatiten për "tur

Deputetja Jorida Tabaku foli pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke zbardhur detaje nga diskutimet mes demokratëve.

Tabaku tha se do të duhet ende kohë për të analizuar situatën dhe për të dalë nga kjo krizë.

Sipas Tabakut rezultati i 14 majit ishte humbja më e madhe e PD në këto vite, ndërsa shtoi se demokratët nuk duhet të kthehen te gabimet e së shkuarës.

“Pati diskutime për seancën e nesërme. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet lidheshin dhe për situatën që po ndodh në PD. Kemi vendime për të marrë, opozita shqiptare në 14 maj ka pësuar humbje të madhe, nga më të mëdhatë. Kemi nevojë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Kemi nevoje për të nisur një tur dëgjesash, reflektimi për të kuptuar se si mund të ringrihemi. Unë jam duke u konsultuar me anëtarët. E rëndësishme është që mos të përsëriten gabimet e së shkuarës, pa u nxituar. U detyrohemi këtë demokratëve edhe shqiptarëve.”, tha Tabaku.