AKTUALITET, 24 Maj 2023, 15:32

“Duhet të ketë një ndarje përfundimtare nga e kaluara dhe berishizmi”/ Bejko: PD e ka emergjencë ristrukturimin e vetes

“Duhet të ketë një ndarje përfundimtare nga e kaluara

Ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës Roland Bejko deklaron se PD duhet të shkëputet nga e kaluara.

Bejko ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa komentoi edhe propozimit që i është bërë Jorida Tabakut si kryetare e komanduar e PD.

Sipas tij, Partia Demokratike e ka të domosdoshme ristrukturimin dhe se duhet të ketë një PD ku të mbizotërojë meritokracia.

“Si PS që u shpall fituese e zgjedhjeve edhe foltorja vazhdon aksionin politik dhe PD ku unë jam sot, unë dua që PD të marrë jetë, të bëjë politikë dhe të hiqet dorë nga e kaluara. Deklarata e Tabakut nuk më thotë asgjë. Nuk më intereson nëse pranon propozimin kryetare e komanduar e PD. Tabaku ka një javë që mendohet. Me Tabakun kam pasur qëndrime të ndryshme. Unë kërkoj që të fillojë organizimi, të mblidhet Kryesia për të nisur organizimi në të gjitha nivelet. Kam kontaktuar një pjesë të anëtarëve të Kryesisë dhe ua kam marrë firmat, është e thjeshtë, nuk ka të bëjë me ndonjë puç. Nëse ka një gabim trashanik në të kaluarën është fakti që i kanë lejuar Berishës të gjithë atë hapësirë. PD e ka emergjencë ristrukturimin e vetes. Duhet të ketë një ndarje përfundimtare nga e kaluara dhe berishizmi.

Sa i përket takimit të paralajmëruar të Lulzim Bashës me të rinjtë, Bejko tha: "Do të doja një parti ndryshe nga ajo e shkuara jo një parti të kryetarit, por një parti me pushtete të ndara".

"Të gjithë kanë tagrin për të rikandiduar. Ai ka shumë kohë që nuk ka folur. Besoj se është një shenjë rikthimi…Unë theksoj që duhet të mblidhet Kryesia dhe të ndezim motorët"./BW/