TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar këtë të mërkurë në SPAK, drejtorin e Drejtorisë Vendore të këtij institucioni në Fier, Arben Voja si dhe specialisten Shpresa Gjikondaj, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Mësohet se nga kontrolli brenda institucionit janë gjetur 36 raste ku zyrtarët e kallëzuar nuk kanë llogaritur tatimin prej 15% dhe i kanë shkaktuar shtetit shqiptar mbi 95 milionë lekë dëm.
"Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë. Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh", njoftoi zyrtarisht ASHK, e cila drejtohet nga Dallëndyshe Bici.