TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha deklaron se nëse drejtësia do të bëjë punën e saj të pavarur në Vorë shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme.
Në një postim në "Facebook", Hoxha shkruan se Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur sot hetimet për tenderin e pastrimit në Vorë, një padi e bërë nga ai vetë.
Ai kundërshton dhe rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki, teksa shkruan se korrupsioni është përdorur më 14 maj për të manipuluar zgjedhjet, dhe kjo tashmë është e qartë si drita e dielli.
"Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur sot hetimet për tenderin e pastrimit në Vorë. Një tender të cilin unë e kam denoncuar për shumë kohë dhe ndihem mirë sot që dëgjoj këtë lajm. Nuk ka dyshim se Bashkia Vorë është Bashkia më e korruptuar e Shqipërisë, ku krimi dhe administrata janë bërë bashkë. Ky korrupsion është përdorur në 14 maj për të manipuluar zgjedhjet, dhe kjo tashmë është e qartë si drita e diellit. E përgëzoj SPAK për këtë hap dhe i bëj thirrje t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe mos të ndikohet nga pushteti. Jo vetëm ky tender , por edhe shumë të tjerë në Bashkinë Vorë janë korruptiv.
Me shumë gjasa nëse drejtësia do të bëjë punën e saj të pavarur në Vorë shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme", deklaron Indrit Hoxha.