TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinj, aktivistë të FRPD-së, risolli në vëmendje tre propozimet e tij, njëra prej të cilave hapja e listave 100%.
Ai tha se mospjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet e 14 majit, ishte një mesazh i qartë për politikën. Basha deklaroi se mosriciklimi i së vjetrës, nuk hap rrugë për lidership të ri. Apeli që kishte ndaj qytetarëve është që të marrin besimin në dorën e tyre.
"Kryetarët sundojnë, qytetarët kanë një mundësi të thyejnë herësin. Sa prej jush, atyre që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 14 majit u shkurajuan për të zgjedhur deputetin, sepse e dinin që vota nuk do përcaktonte. 730 mijë shqiptarë nuk marrin pjesë në proceset demokratike. Propozimi i parë është i domosdoshëm, që përmes konkurrencës ta gjejnë veten të përfaqësuar, lista të hapura.
Nuk ka rrugë tjetër për të bërë të mundur që zëri i qytetarit të dëgjohet. Nqs bëjmë sot një votim këtu, sa doni që të ketë lista të hapura? Kjo është një nga projektet për të cilët dua të ftoj të gjithë ata që të bëjmë një rrugëtim për të ndryshuar sistemin e falimentuar të Shqipërisë. Për t'ia rikthyer shqiptarëve të drejtën e votës. Ftesa ime është për të mos besuar politikanët, qytetarët të marrin besimin në dorën e tyre. Të nisim rrugëtimin e ri, listat e hapura 100 përqind", tha Basha.