AKTUALITET, 24 Maj 2023, 13:47

“Çdokush ka të drejtë”- Alibeaj nuk përjashton rikthimin e Lulzim Bashës! Xhaferraj: Duhet zgjidhje përtej Berishës

“Çdokush ka të drejtë”- Alibeaj nuk përjashton

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të ligjvënësve demokrat.

Para se të futej në mbledhjen e grupit, Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga posti i kryetarit, është pyetur nga gazetarët për një rikthim të ish kreut të PD Luzim Bashës, ndërkohë që është shprehur se gjithkush ka të drejtë të rikandidojë.

“Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson vetëm anëtarësia me një votim të drejt dhe të ndershëm”, tha ai.

Deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj “ U shpreh se duhet një zgjidhje përtej Sali Berishës”.