AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 17:42

Topalli publikon FOTON: Basha ka mbetur vetëm, si enveristët në 1991. S'do të ketë më as vulën

Topalli publikon FOTON: Basha ka mbetur vetëm, si enveristët në

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ka reaguar sërish lidhur me atë që po ndodh në Partinë Demokratike, pas vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar, i mbledhur sot. 

Topalli ka publikuar foton e Bashës me disa mbështetës të tij në selinë e PD-së, të cilët numërohen me gishtat e njërës dorë dhe në anën tjetër, pamje nga Kuvendi në "Air Albania"', ku ishin të pranishëm mijëra demokratë.

"Kontrast i madh", shkruan Topalli, duke shtuar se Basha ka mbetur vetëm, njësoj si enveristët në vitin 1991 kur populli u ngrit për liri. 

Reagimi
Kontrasti i madh.
lb Ka mbetur vetem, si enveristet ne 1991.
I pa afte per t’u turperuar.
Tani nuk do kesh me as vulen!

Topalli publikon FOTON: Basha ka mbetur vetëm, si enveristët në