AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 16:55

Përplasen dy makina në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, njëra me targa franceze. Pamjet nga vendi i ngjarjes

Përplasen dy makina në rrugën Tepelenë-Gjirokastër,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Paraprakisht mësohet se dy automjete, njëra me targa franceze, janë përplasur në vendin e quajtur Ura e Leklit.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet dy automjetet kanë pësuar dëmtime.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira në rrugë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Përplasen dy makina në rrugën Tepelenë-Gjirokastër,