AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 15:59

Në PD po zihen se kush është më konservator/ Vehap Kola: Jam me kryetarin e PD-së në Teksasit, të fala Evisit! (foto)

Në PD po zihen se kush është më konservator/ Vehap Kola: Jam

Në Stadiumin "Air Albania" po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku marrin pjesë mbi 4900 delegatë dhe ku po votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës. 

Nga ana tjetër, në selinë e PD-së, janë mbledhur disa mbështetës të Bashës, për një koktejl, në përkujtim të themelimit të PD-së. 

Një nga këta pjesëmarrës, ka qenë edhe Vehap Kola, që njihet si pedagog dhe opinionist që mbështet Lulzim Bashën. 

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me kryetarin e PD-së në Teksas dhe i çon një mesazh Evi Kokalarit, që flet për parimet konservatore që i duhen PD-së. 

Kështu, në PD kanë filluar të zihen, se kush është më konservator se tjetri. Tashmë Luli ka arritur të kapë, një konservator që vjen direkt nga Teksasi! 

"Me kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Texas, z. Gaspër Lekgegaj, në ditëlindjen e 31-të të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Konservatorët e vërtetë e kanë busullën politike të qartë. Të fala Evisit", shkruan Kola. 