TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha shpalli sot Azem Hajdarin kryetar nderi të Partisë Demokratike. Djali i vogël, që mban edhe emrin e liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, falënderoi Kuvendin për vlerësimin e të atit dhe u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me PD-në.
“Falenderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si kryetar i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut.
Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ku kuvend dhe çdo kuvend që PD të mbajë të jetë në përmirësimin e kësaj partie, që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit” tha ai.