AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 16:17

Kuvendi Kombëtar votoi për shkarkimin e tij, vjen lëvizja e parë e Lulzim Bashës

Kuvendi Kombëtar votoi për shkarkimin e tij, vjen lëvizja e

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i kësaj partie. Rezultati i votimit pritet të bëhet i ditur pas pak. 

Ndërkohë, Lulzim Basha, ka bërë lëvizjen e parë, duke njoftuar mbledhje të kryesisë. 

Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00. 

Mbetet për t'u parë se cilat janë zhvillimet që do të ndodhin në PD, sepse me shumë gjasë do të kemi një kryetar të shkarkuar, që mban mbledhje kryesie...