AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 14:45

Gjendet pa shenja jete pronari i një hoteli në Fier, ja çfarë thotë policia

Gjendet pa shenja jete pronari i një hoteli në Fier, ja

Pronari i një hoteli është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier.

55-vjeçari H.O. është gjetur i pajetë në një prej dhomave.

Sipas informacioneve paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë. Ndërkohë grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.