AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 15:14

Evi Kokalari: Vendimi i Bashës në 9 shtator, fat për PD-në konservatore!

Evi Kokalari: Vendimi i Bashës në 9 shtator, fat për PD-në

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, duke folur në Kuvendin e PD-së është shprehur se PD nga sot do të nisë rrugën e një partie konservatore.

"Kushtetuta e Amerikës u firmos nga 56 burra shteti që u betuan të japin jetën e tyre për të ju dhënë lirinë e plotë shtetasve amerikanë. Kurajo e tyre krijoi një komb në kërkesën universale për dinjitet njerëzor. Është ky dinjitet që zoti Berisha kërkon. Sot është fundi i PD-së opozitare dhe fillimi i PD-së konservatore dhe si të tillë po e pagëzojmë në këtë stadium.

Një nga fjalët që ka thënë Beniamin Franklin është se: ‘Ne ose do të rrimë të bashkuar ose do të varemi veçmas’.

Sot ju keni treguar se jeni të bashkuar dhe keni ardhur për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Basha e pati vetëvrasjen politike në 9 shtator ku vendosi të nxjerrë Sali Berishën nga grupi i PD. Ky ishte edhe fati i mirë i PD-së konservatore.

Ju po i thoni jo sot, korrupsionit dhe mafias që ka kapur kryesinë e PD", tha ndër të tjera gjatë fjalës së saj, Evi Kokalari.