AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 15:00

VIDEO/ Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin e Bashës, frikë për trazira

VIDEO/ Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin

Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. Siç vërehet nga pamjet e siguruara prej gazetarit të ABC, Juxhin Mustafaraj, vetëm në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhën shtatë furgona policie, ndërsa prani e madhe efektivësh vërehet në të gjithë zonën përreth këtij objekti.

Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.

Më heret delegatët votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj.

Duket se policia i trembet një mbledhjeje të delegatëve të ftuar nga Berishë në godinën e PD pas rezultatit për shkarkimin e Bashës, dëshirë të cilën e


kanë shprehur mjaft prej tyre.