AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 16:21

Rrethimi i selisë së PD nga FNSH, Spaho: Narkoshteti i Ramës në mbrojtje të patericës Basha

Rrethimi i selisë së PD nga FNSH, Spaho: Narkoshteti i Ramës

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka reaguar pasi policia blindoi selinë e Partisë Demokratike me qindra forca speciale dhe makina e ujit, në një kohë kur në 'Air Albania' vazhdonte punimet Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga anëtarësia. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho shkruan se i gjithë narkoshteti i Ramës është në mbrojtje të patericës qeveritare, Basha. 

Reagimi i Spahos

Bermuda e te keqes se vertete paska vetem dy qoshe, Lulin dhe Ramen. Nga demagogjia dhe genjeshtrat per te mashtruar njerezit, tek realiteti ne terren.
Forcat speciale te policise, zjarrefikset me uje me presion, gazi lotesjelles, shkopinjte e gomes, i gjithe narkoshteti i Rames ne mbrojtje te paterices qeveritare, Lulzim Basha.
Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren.

Rrethimi i selisë së PD nga FNSH, Spaho: Narkoshteti i Ramës