AKTUALITET, 25 Maj 2022, 13:08

Tifozët e Feyenoord mbushin Pedonalen dhe lulishten te Galeria e Arteve, birra e muzikë, nis festa

Tifozët e Feyenoord mbushin Pedonalen dhe lulishten te Galeria e Arteve,

Tifozët e ekipit holandez të Feyenoord kanë populluar Pedonalen, zonë e dedikuar enkas për ta për të ndjekur ndeshjen e finales së Conference League.

Në orët në vijim pritet që Pedonalja të jetë e tejmbushur nga tifozët e ekipit holandez.

Në videon e siguruar nga gazetari Osman Stafa shihet se tifozët holandezë janë shpërndarë edhe te lulishtja pranë Galerisë së Arteve duke festuar me birra dhe duke kërcyer.