TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aeroporti i Rinasit ka mirëpritur këtë të mërkurë mijëra tifozë, kryesisht italianë.
Gazetari Eduard Ilnica raporton nga aeroporti se pjesa më e madhe e tifozëve pritet të vijnë në orët e pasdites, ndërsa shtoi se deri më tani nuk kanë mbërritur në vendin tonë as 1/3.
Në total priten 167 avionë sipas gazetarit. Vlen të theksohet se tifozët e të dyja tifozërive kalojnë nga e njëjta dalje në aeroport e megjithatë mes tyre nuk ka pasur incidente. Ata shihen në sheshin qendror të aeroportit me shishe birre në duar dhe me bluzët e ekipit të zemrës.
Sapo mbërrijnë në Shqipëri, Policia i udhëzon tifozët që të futen në autobusë e më pas të nisen drejt kryeqytetit, ku do të jetë dhe finalja e madhe.
Edhe pse stadiumi “Air Albania” ka kapacitet për mbi 20 mijë persona, në Tiranë kanë mbërritur me mijëra. Autoritetet, më konkretisht Bashkia ka vendosur hapësira në dispozicion të tifozëve. Zona e pedonales dhe zgjatimi deri në Ministrinë e Brendshme do të jetë e kushtuar për tifozët e Feyenoordit.
Sheshi Skënderbej do i dedikohet tifozëve neutralë, kryesisht atyre shqiptarë, ndërsa Amfiteatri te Liqeni Artificial do të jetë në dispozicion të tifozëve romanë.