AKTUALITET, 25 Maj 2022, 12:32

EMRI+FOTO/ Hetimet për atentatin ndaj prokurorit, i përfshirë edhe një shqiptar

EMRI+FOTO/ Hetimet për atentatin ndaj prokurorit, i përfshirë

Në hetimet që po vijojnë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, del në sk

enë edhe emri i një shqiptari. Atentati ndaj prokurorit ndodhi më 10 maj në Kolumbi.

Sipas mediave të huaja, zv/presidentja kolumbiane, Marta Lucía Ramírez, publikoi 19 emrat e personave të identifikuar dhe të arrestuar që pritet të ekstradohen.

Mes tyre janë dy italianë, një holandez dhe një shqiptar. Të tjerët janë shtetas kolumbianë.

Zv.presidentja kolumbiane tha se shqiptari i dyshuar si i përfshirë në këtë atentat quhet Kliton Dega.

EMRI+FOTO/ Hetimet për atentatin ndaj prokurorit, i përfshirë

Ndërkohë 12 emrat e personave të tjerë të arrestuar janë: Diego Mauricio Blanco Blanco (Piloti), Luis Carlos Macías, Alberto Rodríguez Usa, Alejandro Puig, Babel Serge, Claudia Yaned Zapata, Diego Vélez, Edison José Ruiz Martínez, Joham Patiño, Juan Bernardo Agudelo, Naira Mejía, Roberto Amoruso.

Diego Mauricio Blanco Blanco është një pilot, i cili është pjesë e një prej organizatave më të mëdha të trafikut të drogës në Brazil të quajtur ‘Clan Rocha’, drejtuesi i së cilës është Joao Suarez Rocha, i cili zëvendësoi shefin e mëparshëm, Luis Carlos Rocha, të kapur në 2017.

Banda ishte një prej atyre që po hetohej nga prokurori paraguaian Marcelo Pecci, i vrarë në Kartagjenë.