AKTUALITET, 25 Maj 2022, 12:59

Qendra e mbushur plot, radhë tifozësh e turistësh për të bërë foto me kupën e Conference League

Qendra e mbushur plot, radhë tifozësh e turistësh për

Që nga dita e djeshme, Tirana është e mbushur me tifozë dhe turistë të shumtë, të cilët kanë ardhur për të parë finalen e Conference League që do të luhet në Air Albania në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoord.

Në këto pamje të siguruara nga Panorama, shihen se në sheshin “Skënderbej” të shumtë janë turistët vendas dhe të huaj të cilët presin në radhë për të bërë foto me kupën e Conference League, e cila është vendosur në qendër.

Më herët kryeministri Edi Rama bëri të ditur se vetëm ditën e sotme pritet të vijnë mbi 20 mijë vizitorë të rinj.

Qendra e mbushur plot, radhë tifozësh e turistësh për

Qendra e mbushur plot, radhë tifozësh e turistësh për