AKTUALITET, 25 Maj 2022, 11:25

Arrestohet “Ballist” Morina, supertifozi i Kombëtares ndalet nga policia në Kukës

Arrestohet “Ballist” Morina, supertifozi i Kombëtares ndalet

Ismail Morina, tifozi i njohur shqiptar i cili njihet me nofkën “Ballisti”, është ndaluar sot në mëngjes nga policia e Kukësit.

Arrestimi i tij është bërë i ditur nga faqja që administrohet në rrjete sociale nga ai dhe persona të afërm me të, të cilët pretendojnë se arrestimi ka ardhur me urdhër nga Serbia.

“Sot, date 25/05/2022,ora 09:30,  autoritetet e “RILINDJES” arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës.

Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirtit te lirë.

Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë!

Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, shkruhet në këtë postim.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për çështjen në fjalë, por në aktivitete të rëndësisë së madhe si finalja e Ligës së Konferencës që zhvillohet në Tiranë, nuk është e pazakontë që policia shoqëron persona të cilët janë të përjashtuar nga stadiumet, apo kanë precedentë me ngjarje të tilla sportive.