AKTUALITET, 25 Maj 2022, 11:45

U takua për herë të parë me Yuri Kim pas zgjedhjeve të 25 prillit! Ja si përgjigjet Ilir Meta

U takua për herë të parë me Yuri Kim pas zgjedhjeve të

Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua sot për herë të parë  pas zgjedhjeve të 25 prillit me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Ky moment nuk i  ka shpëtuar gazetarëve, të cilët e kanë ngacmuar Kreun e Shtetit, duke i kërkuar se kush e hodhi i pari hapin për t’u takuar.

Presidenti nuk pranoi të japë sqarime, por tha se lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet i qeverisë dhe opozitës.

Pyetje: Kush e hodhi hapin e parë për takimin me Ambasadoren Kim?

Ilir Meta: Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim, përveç forcimit të mëtejshëm jo vetëm trafikut të qenieve njerëzore, që vendi ynë e përjeton për shkak të largimit të qytetarëve shqiptare, sidomos të të rinjve, të cilët bien shpesh preh e trafikanteve ndërkombëtare

Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për qeverinë, opozitën dhe të gjithë faktorëve duke rritur bashkëpunimin me ndërkombëtarët.