AKTUALITET, 25 Maj 2022, 12:00

Ishte parashikuar të zhvillohej nesër, Kuvendi anulon seancën plenare

Ishte parashikuar të zhvillohej nesër, Kuvendi anulon seancën

Seanca plenare e parashikuar për ditën e nesërme nuk do të zhvillohet. Me anë të një njoftimi për mediat, Kuvendi njofton se punimet e parashikuara për nesër do të zhvillohen në një datë tjetër.

“Ju njoftojmë se seanca  plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e  punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet.

Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Kuvendit nuk jep sqarim për arsyet e anulimit të punimeve të ditës së nesërme.