AKTUALITET, 25 Maj 2022, 11:00

Trazira nga huliganët, policia e Elbasanit u vjen në ndihmë kolegëve në Tiranë

Trazira nga huliganët, policia e Elbasanit u vjen në ndihmë

Ditën e sotme për shkak të fluksit të ndeshjes në Tiranë policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Policisë Tiranë duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për policë rendi si dhe për tre grupe të “Shqiponjave”.

Duke marrë parasysh që dhe Elbasani është bashki e madhe e cila do të mbulohet me gati gjysmën e efektivëve që ka në dispozicion, efektivët e mbetur do të punojnë me katër turne.