AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 10:39

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka thirret sërish në SPAK

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka thirret sërish

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për herë të dytë.

Ligjvënësi demokrat do të pyetet ne cilesine e kallezuesit për denoncimet për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe si person që ka dijeni.

Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit, ku dha më tepër sqarime dhe u pyet si deklarues.