AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 11:08

Dyshohet se aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u lagua nga vendngjarja, arrestohet pas dy ditësh shoferi

Dyshohet se aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u lagua nga

Është arrestuar pas dy ditësh shoferi 35-vjeçar me iniciale S. R., i cili aksidentoi për vdekje këmbësorin në vendin e quajtur ‘Presa e Bamit’ në Fushë Mamurras.

Kujtojmë se viktimë në këtë aksident mbeti 38-vjeçari, Anton Curakaj i cili u gjet nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë plagëve të rëndë ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit. Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi A. C. 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.

38- vjeçari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin.