AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 11:38

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

Është liruar nga burgu ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Ai do të vijojë të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie. Vendimi u mor në Gjykatën e Elbasanit nga gjyqtarja Matilda Fetahu, pas kërkesës së ardhur nga prokuroria, ku ishin paraqitur dy akt-ekspertiza mjekësore në të cilat thuhej se ish-ministri nuk mund ta vuante më dënimin e dhënë në qeli për arsye shëndetësore. 

Saimir Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj heqje lirie, për shpërdorim detyre.