AKTUALITET, 28 Maj 2023, 12:46

Dyshohet se rrahu gruan dhe djalin dhe i kërcënoi se do t'i vriste, arrestohet 46-vjeçari në Dibër

Dyshohet se rrahu gruan dhe djalin dhe i kërcënoi se do t'i
Arma e gjahut e sekuestruar

Një 46-vjeçar është vënën në pranga nga policia Dibër, pasi ushtroi dhunë dhe kërcënoi bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, se do ti vriste me armë gjahu.

Njoftohet se 46-vjeçar Haxhi Shtjefni ga fshati nga fshati Trepç, Dibër, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka kërcënuar se do i vrasë që të dy.

Me të marrë informacion për konfliktin, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Për pasojë është arrestuar menjëherë 46-vjeçari të çilit iu sekuestrua edhe arma e gjahut çifte me të cilen 46-vjeçari kanosi familjarët.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.