TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lazarat për të vijuar turin e falënderimeve pas fitores së socialistëve në zgjedhjet e 14 majit.
Rama është takuar me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy dite më parë, që mendohet t'u vijë në ndihmë banorëve, të cilët, deri në vitin 2014, jetonin me tregtinë e kanabisit.
Pas kësaj vizite ka reaguar deputeti i PD-së, Tritan Shehu, duke shkruar se “krimineli u kthye në vendin e krimit” dhe se Lazarati e priti siç e meriton, me braktisje.
Postimi i Shehut
Rama sot ne Lazarat, si "krimineli“ ne vendin e krimit"!
Shkoi ne vetmi te thelle pikerisht ne ate godine qe:
Flet me qarte se askund tjeter per pasojat e shkaterrimit, qe ai i beri Lazaratit, te gjithe Gjirokastres e Qarkut, shpopullimin e thelle te tyre.
Demostron tjetersimin e pasurise publike per interesa koruptive grupesh.
Shkoi sot ne ate godine ne Lazaratin e poshtem, e cila pak vite me pare ishte nje shkolle e niveleve europiane, plot nxenes, mesuese e aktivitete, e ndertuar me fondet e BE.
Me tej filluar te zbrazet si pasoje e detyrimit nga ky rregjim, te atij komuniteti fisnik, punetor e te ndershem, te braktise nen dhune, varferi e denigrim, trojet e tij.
Ketij procesi ju shtuan dhe perpjekjet e Rilindjes aty per ta abandonuar ate godine, mbyllur ate shkolle, e kthyer ne…
Ne nje strukture te dhene privatit nen justifikimin e “mledhjes se bimeve mjekesore”.
Duke shrytezuar per kete, si koperture nje “projekt zviceran”!
Vertet Rama sot ka zgjedhur vendin me domethenes per bemat e Qeverise se tij, jo vetem ndaj Lazaratit!
Ambjentin, qe ne heshtjen e tij sot akuzon qartesisht kete rregjim per politikat shkaterruese, shpopullimin e vendit.
Per korrupsionin e rregjimit, qe nuk heziton as para fatkeqesise me te thelle, qe ai vete ka krijuar per qytetaret.
Dhe Lazarati e priti sot ashtu si ai e meriton, me braktisje te plote.