AKTUALITET, 28 Maj 2023, 12:32

"Berlini ka 500 mijë pemë, Frankfurti ka 160 mijë", mjeku "zbulon" 1 milion pemët në Tiranë: E meritoni Erion Veliajn

"Berlini ka 500 mijë pemë, Frankfurti ka 160 mijë",

Pak javë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, Veliaj deklaroi me pompozitet se po mblidhte pemën e 1 miliontë dhe në vitin 2030 do të bëheshin 2 milionë.

Specialistët e fushës thonë se duhet një sipërfaqe më e madhe se Tirana e sotme për të mbjellë kaq shumë pemë.

Erion Dasho, mjek shqiptar që jeton në Gjermani thotë se Frankfurti ka vetëm 160 mijë pemë, edhe pse i mbushur me parqe, ndërsa Berlini ka 500 mijë, ndaj ajo e 1 milion pemëve të Veliajt është përrallë që e besojnë shqiptarët, që e meritojnë edhe 4 vite drejtimin e bashkisë prej tij.

Shënimi i Dashos 

Frankfurti që ka në çdo lagje parqe ku mund të ecësh e të shlodhesh dhe që është i rrethuar me pyje nga të gjithë anët, ka 160.000 pemë.

Berlini, disa herë më i madh se Frankfurti, i mbushur edhe ai me parqe dhe pyje, me një popullsi gati 4 milion banorë, ka më pak se 500 mijë pemë.

Shqiptarët që besojnë përrallën e Lalit dhe të Boratit me 1 milion pemë, përse të mos besojnë edhe përrallat e tjera dhe t'u japin votën këtyre mashtruesve??!!

Ta gëzoni Lalin edhe 4 vjet, të dashur "tironsë"... E meritoni..."