AKTUALITET, 26 Mars 2023, 13:31

Opsionet e Alibeaj për “14 majin”, zbardhen kërkesat e tre grupeve, çfarë pritet në mbledhjen e Kryesisë së PD

Opsionet e Alibeaj për “14 majin”, zbardhen kërkesat e tre

Kryesia e PD-së e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj pritet të vendosë sot se si do të dalë në zgjedhjet e 14 majit.

Mbledhja e djeshme përfundoi në orët e para të mëngjesit pa një vendim, teksa në mbledhjen e sotme që pritet në nisë në orën 18:00, PD të duhet të dalë me kandidatët për bashkitë apo për këshillat bashkiakë, një ditë para përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e listave në KQZ.

Kryesia e PD-së do të vendosë sot përfundimisht se si do dalë në zgjedhje, teksa tre grupimet që janë kristalizuar brenda Kryesisë kanë propozime të ndryshme.

Burimet i thanw Balkanweb se Jorida Tabaku, Dhurata Çupit dhe Oriola Nebiajt kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

Grupi tjetër i Gazment Bardhit dhe Indrit Sefës, kërkojnë të dilet me kandidatë në pak zona, të cilat vlerësohet se mund të fitohen dhe grupi tjetër që përbën shumicën e Kryesisë dhe që drejtohet nga Alibeaj kërkojnë që të dalin patjetër në Tiranë me kandidat për kryetar bashkie dhe në 20-30 bashki, mes të cilave Fieri, Korça, Dibra, Kuçova dhe Kurbini dhe të mos ketë kandidatë në zonat ku vlerësohet se fitojnë kandidatët e Primareve. Për Tiranën siç është mësuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko.