AKTUALITET, 26 Mars 2023, 13:28

Drogë, drejtim mjeti pa patentë dhe në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Elbasan

Drogë, drejtim mjeti pa patentë dhe në gjendje të dehur, tre

Tre persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale.  Mësohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Sakaq, dy persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur në automjet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. B., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– S. L., 38 vjeç, banues në fshatin Muçan, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.