AKTUALITET, 24 Maj 2023, 20:23

FOTO+VIDEO/ "Nuk jam nga ata njerëz që i braktis misionet", Lulzim Basha: Ja pse u tërhoqa për gati një vit nga politika

FOTO+VIDEO/ "Nuk jam nga ata njerëz që i braktis misionet",

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në ambientet e jashtme të Rogner, ku u shfaq i veshur "casual", me xhinse e një bluzë të zezë, e sipër një xhaketë që për t'u shfaqur më sportiv pranë djemve e vajzave e hoqi më pas. 

FOTO+VIDEO/ "Nuk jam nga ata njerëz që i braktis misionet",

Gjatë bashkëbisedimit, që shenjoi dhe rikthimin e tij, Basha shpjegoi dhe arsyet se përse u shkëput përkohësisht nga jeta aktive në politikë, duke u shprehur se donte t’i jepte një shans bashkimit të demokratëve.

Ish-kreu i PD deklaroi se nuk është nga ata njerëz që i braktis misionet dhe shtoi se demokratët duhet fokusohen më shumë te hallet e qytetarëve dhe jo te debatet e brendshme.

FOTO+VIDEO/ "Nuk jam nga ata njerëz që i braktis misionet",

“Tërheqja para një viti u bë për të mos ushqyer përçarjen dhe për ti dhënë një shans bashkimit. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, por nuk kam hequr dorë kurrë për t’i lënë njerëzit në mes të rrugës. Ndonëse për hir të vendimit që mora për të mos influencuar preferova të qëndroj jashtë nuk do të thotë se jam stakuar me vendin PD dhe të ardhmen.

Kjo tërheqje më shërbeu për të parë dhe të vetja për të parë se sa kohë i dedikuam luftës me njëri-tjetrin dhe sa kohë halleve të njerëzve. Raporti duhet përmbysur, duhet të shkojmë te hallet e njerëzve. Niveli i debatit publik ka rënë përtokë dhe kjo është e qëllimshme.

FOTO+VIDEO/ "Nuk jam nga ata njerëz që i braktis misionet",

Çfarë mund të debatosh me dikë që këndon tallava dhe ikën. Pyetja që shtrohet tani a do vazhdojmë të shohim teatër politik, apo do t’i kthejmë sytë nga 70% e qytetarëve që janë braktisur nga ky sistem”, u shpreh Basha.