AKTUALITET, 24 Maj 2023, 17:58

Zbardhet vendimi/ Zgjatet afati i qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri

Zbardhet vendimi/ Zgjatet afati i qëndrimit të shtetasve ukrainas

Ndryshon afati i qëndrimit në Shqipëri për shtetasit ukrainas. Nga një vit që ishte ky afat, ai ka shkuar në dy. Vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”, thuhet në VKM.