AKTUALITET, 30 Nëntor -1, 19:05

“Më pa sikur do të shkonte në internim”, Rama zbulon si ia caktoi Majkos detyrën në Kukës: Ja ç’më shkroi Pandi më vonë

“Më pa sikur do të shkonte në internim”, Rama zbulon

Teksa e ka ndalur turin e takimeve të tij në Kukës, kryeministri Edi Rama falënderoi Pandeli Majkon për punën e tij në këtë qark, ndërsa zbuloi edhe momentin sesi e kishte pritur deputeti momentin kur kishte marrë këtë detyrë.

“Kur unë Pandit i thashë do shkosh në Kukës më pa sikur do shkonte në internim. Nuk ke çfarë mendohesh i thashë do shkosh në Kukës. Nuk foli, pastaj në darkë më çoi mesazh: Ore Edi seriozisht e ke ti? Unë i thashë: Mendova se më shkrove nga atje.

Përtej shakave, shumë faleminderit Pandi.”- tha Rama.