BOTA, 19 Shtator 2022, 22:04

Një javë para zgjedhjeve, Salvini: Me nisjen e luftës ndryshoi edhe mendimi im për Putinin

Një javë para zgjedhjeve, Salvini: Me nisjen e luftës ndryshoi

“Mendimi im për Putinin ndryshoi vërtet gjatë luftës, sepse kur dikush fillon të pushtojë, bombardojë, dërgojë tanke në një vend tjetër, mirë, gjithçka ndryshon.”

Kështu është shprehur gjatë ditës së sotme Matteo Salvini për "Bloomberg@ më pak se një javë para zgjedhjeve në Itali.

Megjithatë, ajo që nuk do të ndryshojë për kreun e Ligës është pozicioni ndërkombëtar i Italisë.

“Për të ardhmen e parashikueshme, Kina është konkurrenti ynë kryesor”, theksoi ai.

“Ne duhet t’i frikësohemi asaj sepse nuk është demokraci dhe është e gatshme të pushtojë tregun evropian me produktet dhe mallrat e saj”.