AKTUALITET, 21 October 2026, 14:43

Pa gurë dhe pa ujë me presion/ Vijon paqësisht protesta sot në Tiranë, tubuesit largohen nga Ministria e Arsimit, rigrumbullohen te Kryeministria

Pa gurë dhe pa ujë me presion/ Vijon paqësisht protesta sot

Protestuesit kanë nisur që të largohen nga Ministria e Arsimit pas gati një ore aty, për t’u zhvendosur te Kryeministria.

Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme të protestës, ditën e sotme nuk ka patur sulme ndaj Ministrisë apo dhe ndaj policisë. Nuk ka patur përplasje me gurë, molotov, ujë dhe gaz lotsjellës.

Deri në këto momente (14:36), ka patur vetëm marshime paqësore, ku të rinjtë dhe jo vetëm kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, apo kanë thirrur për ‘dorëheqje’.