AKTUALITET, 24 Maj 2023, 12:49

Munguan "mbrojtësit", shtyhet sërish seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

Munguan "mbrojtësit", shtyhet sërish seanca në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë pretencën për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak është bërë mungesa e dy avokatëve

Mësohet se njëri prej avokatëve kishte seancë tjetër gjyqësore, ndërsa tjetri kishte paraqitur një raport shëndetësor.

Ndërkohë është caktuar edhe një avokat i tretë, ai është Artan Sinani.

Seanca e radhës u caktua më 7 qershor në orën 14:00.

Akuzat për Mediun

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon Mediun për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec.

Dy prokurorët që do të jepnin pretencën janë Altin Dumani dhe Arben Kraja, njëri kreu i SPAK, tjetri paraardhësi i tij.

Kujtojmë se Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por SPAK ende nuk e ka shpallur pretencën për të akuzuarin.

Nga ana tjetër avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi, kjo pasi sipas tyre klienti nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.