AKTUALITET, 24 Maj 2023, 12:58

Durrës, rrëzohet aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit, humb jetën 21-vjeçarja

Durrës, rrëzohet aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit,

Një 21-vjeçare në Durrës ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme, pasi ka rënë nga pallati ku banonte.

Dyshohet se e reja me iniciale D.M., është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku për pasojë ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.