AKTUALITET, 30 Maj 2023, 16:49

Karkaleci dëmton të mbjellat, Braçe sulmon Ministrinë e Bujqësisë: Një ministër, tre zv/ ministra e drejtorë pa hesap as e prishën terezinë

Karkaleci dëmton të mbjellat, Braçe sulmon Ministrinë e

Deputeti socialist, Erion Braçe si kursen kritikat sa herë bëhet fjalë për bujqësinë. Edhe këtë herë, Braçe ka lëshuar akuza në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë, e cila drejtohet nga Frida Krifca.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe nënvizon se pavarësisht alarmit që ai ka ngritur për fermerët që po përballen me karkalecat, ministria ende nuk e ka dëgjuar thirrjen për ndihmë.

“Sot jemi në ditën kur pasi ti ke vënë alarmin, verifikohet që ministria as që të dëgjon për punë! Zero! Një minister e tre zëvendësministra, drejtorë pa hesap që as e prishën terezinë për të marrë masa e ndihmuar bujqit, mbrojtur prodhimin! Sot jemi në ditën kur si deputet të duket vetja i pavlerë, i pamundur të ndihmosh njerëzit; Sot jemi në ditën kur ti merresh me hallin e bujqve e këta të zyrave merren me ty! Dëmi do jetë edhe më i madh!

Vjet na kapi gafil, këtë vit ama jo, shkurti-kur bujqit dhanë alarmin, ishte mjaftueshëm herët për të bërë punën! Tani gjithkush që bën sikur dëgjon, sikur bën punë të mbajë përgjegjësi”, nënvizon Braçe.