TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas një raportimi të Reporter.al, Banka e Shqipërisë e mbylli vitin 2022 me humbje rekord prej 31.2 miliardë lekësh, përkundrejt humbjeve prej 1.9 miliardë lekësh të regjistruara në vitin 2021. Humbjet erdhën si pasojë e rritjes së shpejtë të interesave në tregun vendës dhe atë ndërkombëtar, gjë që ul vlerën aktuale të titujve të borxhit të mbajtura nga ky institucion financiar, si dhe nga ndryshimet në kursin e këmbimit, konkretisht, forcimit të konsiderueshëm të lekut përkundrejt euros dhe dollarit, monedhat në të cilat mbahet një pjesë e aseteve të bankës qendrore të vendit.
Ish-ministri Ylli Manjani thotë se kjo është një gropë financiare që ka ndodhur në Bankën e Shtetit jo aksidentalisht, por nga njëri vit në tjetrin dhe që do të thotë se sjellja e drejtuesve të bankës me paranë dhe investimet është sistematike e gabuar, në mos kriminale.
Majnani shprehu indinjatën që ky lajm nuk gjendet askund, nuk bëhet debat, dhe SPAK që ka hetuar kombajnat e Bektashit nga Rrogozhina, apo trukimin e ndeshjes Përmeti-Butrini, nuk heton për paratë e sigurisë financiare të shtetit.
Reagimi i Manjanit
Nuk shoh asnjë lajm, debat jo e jo, në media për këtë humbjen 270 milionë euro të Bankës së Shtetit. Të rënies së rezervës financiare nga 30 miliardë në më pak se 5 miliardë lekë.
Gjendet vetëm ndonjë raportim i shkruar në media periferike, por jo një çështje për mediat kombëtare. Unë jam informuar nga një raportim i Gjergj Erebarës për shifrat. Askund tjetër nuk gjen asnjë fjalë më shumë. As në mediat e qeverisë e as në të antiqeverisë..!
Është një gropë financiare që ka ndodhur në Bankën e Shtetit jo aksidentalisht por nga njëri vit në tjetrin. Që do të thotë se sjellja e drejtuesve të bankës me paranë dhe investimet është sistematike e gabuar, në mos kriminale.
Kur mendoj që SPAK ka hetuar kombajnat e Bektashit nga Rrogozhina, apo trukimin e ndeshjes Përmeti-Butrini, për paratë e sigurisë financiare të shtetit duhet të tundin vendin... apo ç'e deshe?!
Banka e Shtetit është roja ligjore e stabilitetit financiar në vend. Mirëpo roje stabiliteti me gropa nuk ka.
Por asnjë lajm të vetëm!!
As mediat që dikur mbronin Fullanin, sot nuk flasin..!
As në kohën e piramidave nuk folën xhanëm...