TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu vijnë në ndihmë 2 turistëve anglezë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.
Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres” në fshatin Dukat.
Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët anglezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm, profesionalizmin e treguar dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.
DVP Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe për t’iu ofruar qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve një shërbim sa më cilësor.